Futboll

‘El Clasico’ në Superkupën e Spanjës

Nga Gazeta Si – Real i Madridit fitoi 2-1 ndaj Atletico Madrid falë golave të Federico Valverde-s dhe Rodrygo-s, duke siguruar një “El Clásico” në Finalen e Superkupës së Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Valverde e kaloi Real-in në avantazh që në minutën e dytë të ndeshjes në Xhedah, kur mesfushori uruguaian shënoi drejtpërdrejt nga goditja e dënimit me një silurë prej 108 km/h

Rodrygo dyfishoi rezultatin me golin që rezultoi vendimtar në minutën e 55-të, përpara se Alexander Sørloth ta rihapte rezultatin për Atletico-n vetëm 3 minuta më vonë.

Real Madrid luajti pa të dëmtuarin Kylian Mbappé, i cili mungoi në ndeshjen e dytë rradhazi.

Skuadra e Xabi Alonso-ss do të përballet me Barcelona-n në Finalen e të dielës.

Barcelona shkatërroi 5-0, Athletic Bilbao-n të mërkurën, në ½ finalen e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë