Shendet

Ekzema e fëmijëve, shenjat klinike dhe mjekimi

Ekzema tek fëmijët është një sëmundje kronike me shkak të panjohur. Mjekja dermatologe Albana Lufi shpjegon se në përgjithësi sëmundja vjen nga shkaqet gjenetike. Ajo shton se ekzema fillon herët në fëmijëri dhe karakterizohet nga kruarja dhe tharja e lëkurës.
Lufi shpjegon se në 75-80% të rasteve ekzema tek fëmijët shfaqet nëse njëri nga prindërit, ka vuajtur nga kjo sëmundje.
Sipas mjekes dermatologe ka një serë faktorësh që ndikojnë për shfaqjen e ekzemës. Ato janë: infeksionet, irritimet, alergjitë ushqimore, aeroalergentet, pluhuri i shtëpisë etj.
Sipas Lufit pacientët me ekzemë pas kontaktit me alergentet, zhvillojnë sensibilizim të reaksionit të menjëhershëm.
“Shenjat e ekzemës në përgjithësi te fëmijët shfaqen në kokë, fytyrë dhe sipërfaqet e gjymtyrëve. Gjithashtu dhe tek qafa e kyçet”, shton Lufi.

Mjekja dermatologe Albana Lufi. Gazetasi.al. 05.05.2022.

Sipas mjekes shenjat konsolidohen që në javët e para kur shfaqen, duke u skuqur dhe duke krijuar tharje ekstreme të lëkurës.
Mjekimi i rekomanduar për pacientët pediatrikë.
Lufi shkruan se mjekimi nis me hidratimin e mirë të lëkurës në çdo stad të sëmundjes. Mjekja rekomandon përdorimin e vajrave pas dushit. Ndërkaq nëse gjendja është e rënduar rekomandohen antibiotikë dhe antinflamatorë.
Sipas mjekes dermatologe është shumë e rëndësishme që të eliminohen faktorët acarues.
“Lëkura e pacienteve me është e thatë sensitive dhe irritohet mjaft lehtë. Prandaj duhen të evitohen sapunët që shkaktojnë tharjen e lëkurës. Duhet të minimizohet djersitja në ambientin rrethues. Gjithashtu duhet të evitohen veshjet e leshit”, shpjegon Lufi.
Ndër të tjera mjekja thekson se është tepër e rëndësishme që fëmijët me ekzemë të kryejnë provat alergjike. Pasi japin një informacion edhe për aeroalergentet dhe ushqimet mund te nxisin ekzemën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë