Ka ndodhur

Ekzekutoi me armë zjarri 31-vjeçarin dhe zhduku trupin, arrestohet në Greqi autori

Nga Gazeta Si- Është arrestuar në Greqi autori i dyshuar i vrasjes në Dhërmi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, rreth orës 12:30.

Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli.

Sipas policisë, Shehu e ka vrarë Nevruzin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë