Gazeta Si - Rubén Cherres Faggioni, një nga personat e përfshirë në komplotin e dyshuar të korrupsionit në kompanitë publike në bashkëpunim me mafien shqiptare, që çoi në gjyqin për shkarkimin e presidentit ekuadorian Guillermo Lasso, u gjet i vdekur të premten së bashku me tre persona të tjerë, të gjithë me shenja torture.
Identiteti i Cherres, për të cilin ishte në pritje një urdhër arresti, u konfirmua nga Policia Kombëtare pas analizimit të gjurmëve të trupave të gjetur mëngjesin e së premtes, 31 mars, në një shtëpi në resortin ekskluziv Punta Blanca, në Santa Elenea, të cilën e kishte marrë me qira që nga janari i këtij 2023.
CONFIRMADO| Rubén Cherres, vinculado a la estructura narco albanesa fue asesinado junto a otras personas. pic.twitter.com/0xohw3b5QT
— Fernando Villavicencio (@VillaFernando_) March 31, 2023
Sipas mediave ekuadoriane, Prokuroria njoftoi se jashtë shtëpisë ka gjetur të vdekur një roje sigurie, me shenja rrahjeje. Dhe brenda në pallat ndodheshin trupat e Çerres dhe dy shoqërues të prangosur, me goditje dhe plagë plumbash.
Ministri i Brendshëm, Juan Zapata, konfirmoi se të katërt kishin shenja torture. Dhe duke cituar një raport paraprak mjeko-ligjor, ai tregoi se kur u gjetën trupat kishin 23 orë që ishin vrarë, kështu që krimi u krye të enjten mbrëma ose në orët e para të së premtes.
Mbi Cherres, i cili u paraqit si biznesmen dhe ortak aferash me shqiptarin Dritan Gjika, kishte një urdhër-arresti të lëshuar më 21 janar, muaj në të cilin ai u zhvendos në shtëpinë ku policia e gjeti të premten, por tashmë të vdekur.
🚨ATENCIÓN | Tras el evento suscitado en Punta Blanca, provincia de Santa Elena, se confirma el fallecimiento de #RubénCherres.
— Juan Zapata (@CapiZapataEC) March 31, 2023
Al momento, la @PoliciaEcuador ha desplegado todo su accionar técnico y operativo para determinar responsables y causas de este hecho.
Cherres ishte ndër personat e përfshirë në një rrjet të dyshuar korrupsioni në kompanitë publike që Prokuroria po heton dhe ku shfaqet edhe Danilo Carrera, kunati i presidentit Lasso, përveç paraqitjes në një raport të një hetimi policor ku ai u monitorua. për lidhje të dyshuara me mafien shqiptare.
Zëri që i atribuohet këtij biznesmeni u dëgjua në audio të ndryshme të rrjedhura nga media dixhitale “La Posta” për të zbuluar skemën e dyshuar të korrupsionit që operonte në kompanitë publike në sektorin e energjisë elektrike dhe naftës në vend, që dyshohet se i dedikohej vendosjes së të afërmve në administratën publike dhe marrjes së kontratave. .
Prokuroria hapi një hetim në lidhje me këtë, të quajtur çështja “Encuentro” dhe Kuvendi nga ana e tij miratoi nisjen e procesit të fajësimit në një gjq politik ndaj presidentit ekuadorian, Lasso.
En el evento violento de Punta Blanca, en #StaElena, cuatro víctimas de acuerdo a la identificación preliminar técnica, una de las víctimas corresponde a Rubén David Chérrez Fagglioni, @PoliciaEcuador ejecuta acciones investigativas. pic.twitter.com/jNBOKRXuLM
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) March 31, 2023
Megjithatë, Gjykata pranoi akuzën e përvetësimit, e cila i referohet kontratave të supozuara të parregullta që janë nënshkruar në vitin 2018 dhe 2020 në kompaninë publike Flota Petrolera Ecuatoriana (Flopec), përpara se Lasso të vinte në pushtet.
Sipas mediave ekuaddoriane, shqiptari nga Shkodra Dritan Gjika shfaqet si një biznesmen i madh në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës.
Ky i fundit akuzohet se krijonte kompani brenda ditës të cilat i përdorte për pastrimin e parave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.