Gazeta Si – Një 47-vjeçar shqiptar me origjinë nga Gjirokastra u u gjet i vdekur në zonën e Agios Panteleimonas të hënën në mbrëmje në Athinë.
Mediat greke raportojnë se viktima është identifikuar si Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje, i cili u gjet i shtrirë përtokë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë.
Forca të shumta policie dhe një mjek ligjor kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e vrasjes.
Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.
Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.
Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si porositës dhe organizatorë të vrasjes së komisar Artan Cukut në Tiranë para disa vitesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



