Ka ndodhur

Ekzekutohet 40-vjeçari në Vlorë, autorët qëlluan nga një makinë

Një 40-vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.

40-vjeçari Gentian Qarri ndërroi jetë disa minuta më pas në spital. Qori njihej në zonë me pseudonimin “Geçe”.

Shërbimet e Policisë së Vlorës që kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona, ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë