Shendet

Ekzaminimi i qafës së mitrës çdo pesë vjet, efektiv në parandalimin e kancerit

Gratë mund të kontrollohen për kancerin e qafës së mitrës çdo pesë vjet, ka treguar një studim i ri.
Studiuesit në Kolegjin “King’s” në Londër thanë se ekzaminimi i grave të moshës 24 deri në 49 vjeç, të cilat rezultojnë negative për papillomavirusin njerëzor (HPV) për një përiudhë pesëvjeçare, parandaloi aq kancere sa depistimi çdo tre vjet.

Studimi i 1.3 milionë grave në Angli , i botuar në “British Medical Journal” të martën, zbuloi se gratë në këtë grupmoshë kishin më pak gjasa të zhvillonin lezione klinikisht të rëndësishme të qafës së mitrës.
Autoria kryesore Matejka Rebolj, epidemiologe në Kolegjin “King’s”, tha se rezultatet ishin “shumë qetësuese”.
“Ndryshimi në depistimin pesëvjeçar do të thotë se ne mund të parandalojmë po aq kancere si më parë, duke bërë që gratë të jenë më paktë ekspozuar ndaj rrezeve”, shtoi Rebolj.

Foto ilustruese-Kanceri i qafës së mitrës-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”.01.06.2022.

Çfarë thonë studiuesit?

Studiuesit në KCL thanë se ADN-ja e HPV me rrezik të lartë gjendet në më shumë se 99% të të gjithë kancereve të qafës së mitrës.
Ata shtuan se para vitit 2019, testet citologjike, kontrollonin fillimisht qelizat e qafës së mitrës për anomali, por tani mostrat e marra gjatë shqyrtimit të qafës së mitrës testohen fillimisht për HPV.
Ekipi tha se për shkak se infeksioni HPV vjen përpara se të ketë qeliza jonormale, testimi i HPV zbulon më shumë gra në rrezik të kancerit të qafës së mitrës.

Michelle Mitchell, shefja ekzekutive e fondacionit “Cancer Research UK”, tha se ky studim i madh tregon se ofrimi i ekzaminimit të qafës së mitrës duke përdorur testimin e HPV parandalon në mënyrë efektive kancerin e qafës së mitrës.
“Ndërsa bëhen ndryshimet në programet e depistimit, ato duhet të monitorohen për të siguruar që kontrolli i qafës së mitrës të jetë sa më efektiv për të gjithë ata që marrin pjesë”,shton Mitchell.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë