Gazeta Si – Shtatë shqiptarë, 7 të tjerë ekuadorianë, sikurse edhe spanjollë, kolumbianë dhe nga Republika Dominikane, të lidhur me një rrjet transnacional të trafikut të drogës që transportonte kokainë në Holandë, Belgjikë, Spanjë dhe Libi, u arrestuan të mërkurën në mëngjes gjatë operacionit “Sentinel 92-Hercules”, i kryer pas dy vitesh hetimi.
Sipas mediave ekuadoriane, 11 persona u arrestuan në këtë shtet, ndërsa 11 të tjerë, mes të cilëve 7 shqiptarët, u prangosën në Spanjë.
Ndërkohë, Isaac Mauricio Chica Mora, dyshohet të ketë qenë kreu i grupit, si aksionar kryesor dhe pronar i kompanisë “Expobanapri”
En #Guayas y #DMG, la #PolicíaEcuador, junto a @FiscaliaEcuador, desarticuló una red narcotraficante transnacional responsable del envío de cocaína a Bélgica, Países Bajos, España y Libia, valorada en más de USD 300 millones.
— GraS. Pablo Vinicio Dávila Maldonado (@CmdtPoliciaEc) November 13, 2025
Tras dos años de investigación, se ejecutaron 8… pic.twitter.com/189FCdxkss
Mediat në Ekuador raportojnë se sipas hetimit policor, të arrestuarit vepronin si aksionarë, menaxherë dhe njerëz kryesorë të kompanive që simulonin aktivitete bujqësore dhe tregtare, por në realitet shërbenin si mbulesa për dërgesën e kontejnerëve të kontaminuar me drogë në disa porte ndërkombëtare.
Ministri i Brendshëm ekuadorian, John Reimberg shpjegoi se rrjeti vepronte nga shtëpitë dhe zyrat në Samborondon, Naranjal dhe Daule, ku u kryen tetë bastisje të njëkohshme.
Në operacionet e mëparshme, policia kishte sekuestruar veçse tetë ton kokainë, pjesë e dërgesave të monitoruara përmes operacioneve të kontrolluara të koordinuara me vendet e destinacionit.
“Vlera totale e drogës së konfiskuar arrin në 17.5 milionë dollarë amerikanë në Ekuador dhe tejkalon 360 milionë dollarë amerikanë në tregjet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë”, thotë media nga Ekuadori, “Extra”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



