Ka ndodhur

Ekstradohet nga Spanja 37-vjeçari për atentatin e dështuar ndaj Dashamir Gjokës

Gazeta Si - Enkel Kërtalli është ekstraduar këtë të martë nga Spanja drejt Shqipërisë për një atentat të dështuar në vitin 2017 në Shijak.

37-vjeçari u kap në mars të këtij viti në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

Kërtalli u arrestua në qytetin e Valenicas dhe akuzohet se në vitin 2017 ka tentuar të vrasë në një atentat Dashamir Gjokën.

Ndaj makinës së Gjokës u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar, duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.

"Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj", - thuhet në njoftimin e Interpolit.

Dashamir Gjoka ka qenë i dënuar në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Autoritetet italiane thonë se ndër vite ai ka qenë në krye të një grupi që drejtonte një rrjet prostitucioni nga Shijaku përtej Adriatikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë