Gazeta Si – Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri një shqiptar të dënuar në vendin tonë me 15 vite burgim.
Sipas Policisë së Shtetit, më datë 20 gusht, pas shkëmbimit të informacioneve mes dy palëve, u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në vendin tonë Kujtim Demiri.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi të miturve”.
Sipas vendimit, Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




