Ka ndodhur

Ekstradohet në Gjermani 35-vjeçari, akuzohet për plagosje dhe vjedhje me dhunë

Gazeta Si - Një 35-vjeçar gjerman është ekstraduar drejt Gjermanisë 2 muaj pasi u kap në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Sipas policisë, Zeki Oz u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për plagosje dhe vjedhje në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në vendparkimin e automjeteve, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë