Ka ndodhur

Ekstradohet drejt Italisë i dënuari me 12 vjet burg për trafik droge

Gazeta Si – Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg në mungesë, për trafik të lëndëve narkotike.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë