Gazeta Si – Dy personazhe të botës së krimit në Elbasan, janë arrestuar në Dubai dhe janë ekstraduar pasditen e kësaj të mërkurë në Shqipëri.
Njëri prej tyre është Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë dhe i akuzuar për dhjetëra vrasje dhe ngjarje të rënda kriminale.
Dashnor Dumani rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe po ashtu i akuzuar nga GJKKO, për vrasje dhe për vjedhje me armë.
Ai ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit në vitin 2018, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej.
Po ashtu në Tiranë u ekstradua edhe Armis Stafa, i akuzuar nga GJKKO se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Franc e Hajdar Çopjas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.