Gazeta Si – Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar në vendin tonë nga Franca dhe Kosova.
Bëhet fjalë për shtetasit Esmir Gabor alias Esmir Sherri, 34 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, i cili u ekstradua nga Franca.
Ndërsa nga Kosova është ekstraduar shtetasi Shkëlqim Ismaili, 49 vjeç, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Shtetasi Esmir Gabor alias Esmir Sherri., në janar 2021, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.P.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ndërsa Ismaili, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Hudënishti”, finalizuar më datë 08.08.2021, në Pogradec, si rezultat i të cilit u ndaluan 2 shtetas, u shpallën në kërkim 3 të tjerë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



