Ngjarje

Ekstradohen nga Dubai 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës (video)

Nga Gazeta ‘SI’ – Tre të shumëkërkuar nga SPAK janë ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë.

Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përfshirjen në disa ngjarje të rënda kriminale dhe përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Bëhet fjalë për Ervis Dakën, Maksim Koçin dhe Ado Xhika alias Elkier Cërriku alias Ado Cërriku.

dat depErvis Daka, 38 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje, sigurim i kushteve për vrasje në dy atentate të rënda në dëm të Kei Pikut dhe Arjan Spahiut në vitin 2020. Në rastin e Pikut ishte informator për lëvizjet, ndërsa te Spahiu në Belgjikë siguroi kushtet për eliminim. Daka akuzohet se strehoi Talo Çelën në kërkim.

Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe siguroi kushtet për vrasjen e 2 të tjerëve, përfshirë ndihmën për fshehjen e Talo Çelës.

I treti, Ado Xhika, 40 vjeç, është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë. Xhika, për 2 vjet me radhë ka ndihmuar Talo Çelën të fshihet, ndërsa në 2020-ën shoqëroi një gazetar me qëllim intervistimin e të shumëkërkuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë