Gazeta Si – Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale janë ekstraduar brenda 24 orësh drejt Spanjës ku dhe do t’i nënshtrohen dhe gjykimit.
Drejt Spanjës është ekstraduar Antonio Ismet Xhaferi, i arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”.
Ndaj 38 vjeçarit, banues në fshatin Bishan, Vlorë, kishte urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Po kështu gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R.T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 6 maj 2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”
Ekstradimi I tyre është kryer pas firmosjes së marrrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




