Gazeta Si – Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Kosovë, Itali dhe Kroaci ka ekstraduar tre persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shpejtim Halimi u ekstradua nga Kosova drejt Shqipërisë pasi në 21.07.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Përndjekja”.
Aleksandër Nik-Ramaj u arrestua në Kroaci me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datë 13.12.2019 e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
E.R., 51 vjeç është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Ky shtetas ushtronte profesionin e mjekut në spitalin e burgut të Peqinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




