Shendet

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve e zemrës

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda ka qenë i lidhur me kancerin, dëmtimet neurologjike dhe problemet riprodhuese ose zhvillimore. Tani, një studim i ri po i shtohet kërkimeve në zhvillim që tregon se ekspozimi ndaj metaleve si uraniumi dhe bakri mund të ndikojnë gjithashtu edhe në shkakun kryesor të vdekjeve në mbarë botën, sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspozimi i metaleve, që mund të rezultojë nga burime të tilla si pirja e duhanit, uji i pijshëm, ndotja dhe disa ushqime ose produkte të konsumit, lidhet me akumulimin e kalciumit në arteriet koronare, sipas studimit të botuar në Journal of the American College of Cardiology.

“Përmasat e këtyre lidhjeve janë të habitshme, pasi janë të krahasueshme me ato të vëzhguara për faktorët klasikë të rrezikut si duhani dhe diabeti”, shkruan kardiologët Dr. Sadeer Al-Kindi dhe Khurram Nasir.

Grumbullimi i kalciumit koronar shkakton aterosklerozë, një sëmundje kronike dhe inflamatore kardiovaskulare e cila shkakton ngushtim të mureve arteriale dhe rrjedhimisht reduktim të rrjedhjes së gjakut. Bllokimi i pjesshëm ose i plotë i arterieve mund të çojë në probleme si si goditje në tru dhe sëmundje koronare të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë aritmi, arrest kardiak ose infarkt.

“Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e konsiderimit të ekspozimit ndaj metaleve si një faktor rreziku të rëndësishëm për aterosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare”, tha autori kryesor i studimit Dr. në një njoftim për shtyp.

Ndotësit e mjedisit janë njohur gjithnjë e më shumë si faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, por lidhja e metaleve me kalcifikimin e arterieve koronare ka qenë "kryesisht e panjohur", thanë autorët e studimit.

Ata supozuan se nivelet më të larta të metaleve jo-thelbësore si kadmiumi dhe uraniumi dhe metale thelbësore si kobalti, bakri dhe zinku që më parë janë shoqëruar me sëmundje kardiovaskulare mund të lidhen me kalcifikimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë