Treg

Eksportet ranë me 11% në shtator

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas disa muajsh performancë pozitive, eksportet shqiptarë u goditën sërish në muajin shtator.

Sipas INSTAT, vlera e eksporteve arriti 27 mld lekë, me rënie vjetore pothuajse 11%. Në nëntëmujor, eksportet arritën 260 mld lekë, duke u ulur me 7.9% krahasuar me një vit më parë.

Rënia u ndikua kryesisht nga grupet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, -8.4 p.p. dhe grupi i mineraleve, energjisë e lëndëve djegëse, me -2.4 p.p. Eksportet e fasonerisë u rritën me 1.4 p.p, ndërsa ato të ushqimit me 0.2 p.p.

Importet e mallrave arritën në 75 mld lekë, duke u rritur me 5.6 % krahasuar me një vit më parë. Në nëntëmujor, ato arritën 657 mld lekë, me një rënie të lehtë prej 1.3%. Në shtator, rritja u mbështet nga “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Ushqime, pije, duhan”.

Deficiti tregtar i muajit arriti 48 mld lekë, rreth 17.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në nëntëmujor, deficiti u zgjerua në 397 mld lekë ose 3.6%.

Gjatë shtatorit, Shqipëria uli eksportet me Spanjën dhe Italinë, por i shtoi me Greqinë dhe Kosovën. Për të njëjtin muaj u rritën importet nga Kina, Italia dhe Greqia, ndërsa ranë nga Turqia dhe Gjermania.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë