Treg

Eksportet për pesë muajt e parë u rritën me 46%

Në maj, eksportet e mallrave arritën vlerën e 45 mld lekëve, duke u rritur me 36.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6.9 % krahasuar me prillin e këtij viti.

Grupi më vlerën më të madhe të eksporteve ishte sektori fason me një vlerë 56.3 miliardë me rritje vjetore 23.4%. Ndërsa rritjen më të madhe në vlerë e kishte grupi i materialeve të ndërtimit me rreth 72%.

Në këtë 5-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, ndërkohë eksportet e sektorit fason ishin 56 miliardë lekë ose 27% e totalit të eksporteve. Vitin e kaluar pesha e fasonit në totalin e eksporteve ishte 32%.

Materialet e ndërtimit, rritje me 80%

Materialet e ndërtimit kanë pësuar rritje të ndjeshme të eksporteve me rreth 80% në 5-mujor. Vlera e tyre arriti në 48 miliardë lekë në janar-maj 2022, nga 28 miliardë lekë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Ushqimet dhe pijet rritje më të ulët nga grupet e tjera

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve  u rrit me 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera.

Zgjerohet deficiti tregtar

Në këtë pesëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, duke u rritur me 46.0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 365 mld lekë, duke u rritur me 27.1%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 158 mld lekë, duke u rritur me 8.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, kanë ndikuar: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10.7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5.6 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +4.0 pikë përqindje.

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 21.7%) dhe Spanja (90.6%). Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (58.6%), Gjermania (105.8%) dhe Kosova (15.8%).

Në Maj 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.4% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: italia (32.9 %), Turqia (7.5%), Gjermania (6.2%) dhe Greqia (6.2%). Shkëmbimet tregtare, për pesëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 61.0% të gjithë tregtisë.

Në periudhën Janar – Maj 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.0% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: italia (32.1%), Turqia (8.6%), Gjermania (6.8 %) dhe Greqia (6.6%). Një vit më parë, janë: Italia (14.1%), Turqia (53.7%) dhe Greqia (24.4%). Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (10.0%), Rusia (20.0%) dhe Zvicra (17.9%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë