Nga Gazeta “SI” – Eksportet e mallrave gjatë muajit korrik u ulën me 14.3% nga muaji qershor, matur sipas vlerës, e cila rezultoi 39 mld lekë. Importet shënuan rritje të vogël, por me vetëm 0.6% nga qershori në korrik, në vlerën e 82 mld lekë.
Deficiti tregtar është rritur më tej gjatë korrikut 2022, duke kapur vlerën e 42 mld lekëve, me rritje 20.3% nga muaji paraardhës.

Për të gjithë periudhën janar-korrik, eksportet e mallrave arritën vlerën 293 mld lekëve, duke u rritur me 40.1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 mld lekë, duke u rritur me 23.9%, krahasuar në raport vjetor. Deficiti tregtar arriti vlerën 235 mld lekëve, duke u rritur me 8.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
Raportuar nga Instat në rritjen vjetore të eksporteve, nga korriku 2021 në korrikun 2022, ndikimin më të madh e kanë pasur tekstilet dhe këpucët me rritje 6.6%, materialet e ndërtimit me 5.2% dhe energjia dhe lëndët djegëse me 5%.
Për importet, ndikimin më të madh e kanë pasur energjia dhe lëndët djegëse me 8.4%, materialet e ndërtimit me 2.4% dhe ushqim dhe pije me 2.5%.
Gjatë këtij muaji Shqipëria ka rritur eksportet me Italinë me 35.2%, Greqinë 5% dhe Austrinë me 248%. Ulje ka pasur me Kosovën me 12%, Spanjën 21% dhe Gjermanisë 2.2%.
Ndërkohë importet janë rritur me Kinën 12.4%, Turqinë 5.2% dhe Italinë 7.2%.Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania 4%, Kosova 3% dhe SHBA 71.7%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




