Eksportet e prodhimeve bujqësore vendase arritën vlerën e 26.4 miliardë lekë për 7 muajt e parë të vitit 2021.
Nga publikimi i Ministrisë së Bujqësisë, rritja në raport vjetor nga viti 2020 është 17%.
Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2021, produktet bujqësore të eksportuara arritën vlerën e rreth 21 miliardë lekë, nga 35 mld që ishin eksportet në total.
Viti 2021 nisi pozitivisht për bujqësinë, ku gjatë janarit, krahasuar me janarin 2020, rritja e eksporteve bujqësore vlerësohej 122%.
Nga statistikat, produktet që zënë pjesën më të madhe të eksporteve janë domatet, agrumet, lakrat etj.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




