Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat nga INSTAT tregojnë se eksportet në shtator ranë në vlerën e 31 mld lekëve, me rënie vjetore 8.5%. Krahasuar me muajin gusht ato u rritën me 36%.
Në raport vjetor edhe importet janë ulur, me 3.1%, ndërsa nga gushti në shtator janë rritur me 3%.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 40 mld lekë, duke u rritur me 1.5 %, krahasuar me shtator 2023 dhe duke u ulur me -13.2%, në krahasim me gusht 2024.
Për të gjithë periudhën janar-shtator eksportet kanë përjetuar një rënie me 14.2% ndërsa importet rritje me 2.4%.
Sipas grupeve, janë fasoneritë e tekstileve dhe këpucëve që kanë ndjerë rënien më të madhe të eksporteve, me 5.5 pikë përqindje. Në rënien e importeve ka ndikuar grupi i lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 1.4 pikë përqindje.
Gjatë shtatorit 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia, Kosova dhe Greqia. Ndërkohë, vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe është Spanja. Nga fillimi këtij viti dhe deri në muajin shtator janë po Italia, Kosova dhe Greqia që hoqën dorë nga produktet shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.