Treg

Eksport/importet ranë për muajin prill, pas rritjes së fortë në mars

Në Prill, 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46.6% nga viti i shkuar, por me 12% rënie nga muaji paraardhës.

Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u rritur me 24%, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 7%, në krahasim me Mars 2022. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 4.6%, krahasuar me Prill 2021 dhe ulur me 0.3 %, në krahasim me Mars 2022.

Në të gjithë katërmujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 162 mld lekë, duke u rritur me 49%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 285 mld lekë, duke u rritur me 27%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Kontributin më të madh për rritjen e eksporteve gjatë prillit, e kanë dhënë materialet e ndërtimit me 15.5% kontribut, ndjekur nga tekstilet me 12%.

Ndërsa në importe, kontributin më të madh e kanë pasur lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 12.5%.

Në muajin Prill 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2021 janë: Itali (70%), Gjermani (98%) dhe Greqi (42.6 % ). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 13%) Spanja (82%) dhe Zvicra (20%).

Në muajin Prill 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2021 janë: Italia (16.5 %), Turqia (75.2 %) dhe Greqia (37.2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (10.6 %) SHBA (29 %) dhe Zvicër (3.6 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë