Ekonomi

Eksport-importet gjatë prillit u ulën. Përkeqësohet tregtia me SHBA-në

Në prill të vitit 2021, eksportet e mallrave u rritën me 92.3% krahasuar me prillin e  2020-s duke arritur në vlerën e 29 miliardë lekëve. Krahasuar me muajin parardhës, eksportet ranë me 9.5%.

Në raport vjetor, gjatë prillit 2021, importet u rritën me 72.9% duke arritur në vlerën e 63 miliardë lekëve, por ranë me 2.4% krahasuar me marsin 2021.

Në katërmujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 109 miliardë lekë, duke u rritur me 34.9%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 225 miliardë lekëve , duke u rritur me 29.0%, krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu deficiti tregtar u rrit me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe shkoi në vlerën e 114 miliardë lekëve.

Rritja  vjetore e eksporteve u ndikua nga grupi i materialeve të ndërtimit me 28.6% kontribut, ndjekur nga tekstilet dhe këpucët me 25%.

Rritja vjetore e importeve është ndikuar nga grupi i makinerive, paisjeve dhe pjesëve të këmbimit me 22.9% dhe materialeve të ndërtimit me 13.5%.

 Marrëdhënia eksportuese e Shqipërisë vlerësohet në rritje me partnerët e përhershëm si Italia (95.8%), Kosova (172.9%) dhe Gjermania (24.3%). Në rënie raportohet eksporti me Rumaninë, Ukrainën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Marrëdhënia importuese cilësohet në rritje me Italinë me 133.3% rritje, ndjekur nga Turqia,  Turqia (118.1%) dhe Kina (108.9%). Vihet re rënie shumë e madhe e produkteve të importuara nga SHBA në 0.1%.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.3%, të gjithë tregtisë. Në Prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68.9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.9 % të importeve gjithsej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë