Një shpërthim me eksploziv ka tronditur sërish Fushë Krujën pak para mesnatës së sotme. Policia ka konfirmuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në banesën e shtetasit e Arben Pllumi në fshatin Halil të Fushë-Krujës është vendosur një sasi lënde shpërthyese.
Policia sqaron se në banesën e pabanuar të Pllumit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Kjo ishte hera e tretë brenda pak muajve që Pëllumbit i vendoset eksploziv.
Hera e parë që u sulmua banesa e tij, ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ishte hera e tretë që banesës i vendoset lëndë plasëse.
Në ambientet e policisë, janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, e cila mendohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




