Ka ndodhur

Eksploziv makinës së policit në Durrës

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e të premtes në Durrës. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L.K., punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë