Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17/1 në rrugën “Shenjtorët”.
Mësohet se eksplozivi i është vënë fasadës së një dyqani që i përket një 58-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se sasinë e lëndës plasëse e ka vendosur një 31-vjeçar me iniciale D.K. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm që ka pasur ai me pronarin e dyqanit. Për të vënë sasinë e eksplozivit 31-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur rreth orës 03:11, nga një makinë e zezë hidhet lënda plasëse. Pak sekonda më vonë lënda shpërthen duke hedhur në erë hyrjen e dyqanit.Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




