Ka ndodhur

Eksploziv banesës së policit dhe një qytetari tjetër në vitin 2020, pranga të riut në Shkodër

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi dyshohet si autor për vendosjen e eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në 2020-ën.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, në pranga ra shtetasi D.N.

“Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Është vënë në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lendës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër, po punojnë intensivisht për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë