Teknologji dhe Inovacion

Ekspertiza e CCS – Zgjidhjet e avancuara të Backup-it dhe ZERTO

Në një botë ku bizneset përballen gjithnjë e më shumë me sfida të reja të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së të dhënave, CCS, partner i besuar i Hewlett Packard Enterprise (HP) në Shqipëri, sjell zgjidhjet e avancuara të Zerto për ruajtjen dhe rikuperimin e të dhënave. Këto zgjidhje tërheqin vëmendjen për aftësitë e tyre të veçanta në mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e të dhënave, si dhe për përshtatshmërinë me nevojat e ndryshme të bizneseve, nga ato lokale tek ato me infrastrukture hibride dhe multi-cloud.

Çfarë është Data Backup dhe pse është i rëndësishëm për bizneset?

Data Backup është procesi i ruajtjes së kopjeve të të dhënave të rëndësishme në një vendndodhje të sigurt dhe në media të ndryshme. Në rast të humbjes ose dëmtimit të të dhënave, që shpesh shkaktohet nga sulmet ransomware ose gabimet njerëzore, backup përfaqëson një mundësi të domosdoshme për rikthimin e të dhënave dhe për garantimin e vazhdimësisë së biznesit.

Çfarë ofron Zerto?

Zerto, pjesë e HPE, ofron një platformë të fuqishme për menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave, duke përdorur mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave (Continuous Data Protection - CDP). Kjo platformë mbështet bizneset në ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave, duke i mbrojtur ato nga humbja e mundshme, qoftë në mjedise lokale (on-prem), hibride apo cloud. Zgjidhjet e Zerto gjithashtu e lehtësojnë kalimin dhe ‘migrimin’ e të dhënave nga një mjedis në tjetrin, duke zvogëluar kompleksitetin dhe rreziqet që lidhen me adaptimin e cloud.

Pse është Zerto i veçantë?

Në rritjen e sulmeve ransomware, Zerto ka zhvilluar një qasje unike për t’i bërë ballë këtyre kërcënimeve. Ajo detekton sulmet në kohë reale dhe përdor metodën e saj inovative “rewind” për të rikthyer të dhënat në një moment të sigurt, përpara ndodhjes së sulmit, duke siguruar mbrojtje të lartë për bizneset. Përveç kësaj, Zerto është optimizuar për të arritur një RPO (Recovery Point Objective) të ulët dhe një RTO (Recovery Time Objective) të shpejtë, çka e bën atë ideal për organizatat që kërkojnë kohë minimale rikuperimi dhe humbje minimale të të dhënave.

Zerto dhe HPE vazhdojnë të sjellin risi të rëndësishme në treg, duke përfshirë:

HPE GreenLake for Disaster Recovery Updates. Ky kombinim i fuqishëm midis Zerto dhe HPE GreenLake ndihmon klientët të përdorin infrastrukturën në Azure Cloud për zgjidhje të rikuperimit nga fatkeqësitë, duke ofruar elasticitet dhe siguri të lartë. Support për Google Cloud për kopje të të dhënave Google Cloud Storage tani shërben si një destinacion për ruajtje afatgjatë, duke ofruar elasticitet dhe një platformë shtesë për mbrojtjen e kopjeve të të dhënave.

Zerto In-Cloud për AWS Updates

Zerto tani ofron integrim të ri në CloudWatch, duke përmirësuar monitorimin për të mbështetur rikuperimin e automatizuar bazuar në ngjarje specifike. Për më tepër, ofron opsione të shumta integrimi me mjete menaxhimi të palëve të treta.

Përmirësimi i REST API

Për menaxhim më të mirë, Zerto ka shtuar aftësi të reja përmes një grupi API, duke e bërë më të lehtë vendosjen e Zerto si “Infrastructure as Code”.

Përmirësime të tjera të produktit

Zerto tani mbështet sistemin operativ Windows Server 2022 dhe ka optimizuar Zerto Virtual Manager Appliance për një performancë më efektive dhe shfrytëzim më optimal të burimeve.

Si ndihmon CCS klientët e saj me zgjidhjet e Zerto?

Në partneritet me HPE dhe Zerto, CCS u ofron klientëve shqiptarë një platformë të avancuar për mbrojtjen dhe rikuperimin e të dhënave. CCS ndihmon bizneset lokale të përballojnë sfidat e sigurisë dhe kompleksitetit me zgjidhje fleksibile dhe të lehta për t’u integruar në infrastrukturën e tyre.

Nëpërmjet Zerto, CCS u jep mundësi organizatave që të mbrojnë të dhënat e tyre kritike dhe të sigurojnë vazhdimësinë e operacioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë