Kosova

Eksperti i sigurisë në Kosovë ngre dyshime se Irani po furnizon me dronë Serbinë

Nga Gazeta ‘Si’-Eksperti i sigurisë në Kosovë, Agim Musliu, ka ngritur dyshime se Irani po furnizon me dronë Serbinë.

Ai ka shpërndarë një postim në rrjetin social X, ku thotë se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi.

Sipas Flightradar24, rrjeti i gjurmimit të avionëve, destinacioni i këtij avioni duhet të jetë Beogradi.

Lidhur me këtë ai ka pyetur “A është e vërtetë që Serbia po blen dronë nga Irani?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë