Gazeta Si – Janik Siner luftoi fort, sidomos në setin e tretë, por u mund 6-3, 6-4, 7-6 nga eksperti që shkon në aktin final të Uimbëlldonit, ku do të përballet me numrin 1, Karlos Alkaraz, finalja më e bukur që mund të ishte .
Nuk mund të bënte asgjë Siner kundër një Novak Gjokoviç në formë të shkëlqyer. Tenisti serb dominoi në barin e Londrës, duke e mbyllur gjysmëfinalen pas 2 orë e 47 minutash lojë. ‘Nole’ siguron finalen, ku tani e pret Alkaraz, i cili eliminoi Danil Medvedev në gjysmëfinalen tjetër.
Reaching finals is just what he does.#Wimbledon | @DjokerNole pic.twitter.com/iTOxe9kSpf
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2023
Novak Gjokoviç ishte thuajse perfekt. Seti i parë ishte pa histori, me serbin që e mbylli 6-3, me 3 ejs radhazi, duke i dhënë sinjalin e parë kundërshtarit. Në setin e dytë loja ishte pak më e barabartë, por përsëri Gjokoviç bëri diferencën në momentin vendimtar dhe 2-0.
Në setin e tretë Siner reagoi me furi dhe kryesoi vazhdimisht. Ai e mbajti avantazhin deri në 5-4, kur pa ta anuloheshin dy ‘set point’-e. Gjokoviç u nervozua me publikun, më pas ai reagoi me zgjuarsi dhe precizion të lartë në gjuajtje. Serbi fitoi 7-4 në ‘tiebreak’, duke mbyllur ndeshjen 3-0.
A date with destiny awaits ✨#Wimbledon | @DjokerNole pic.twitter.com/X6sQftHJw8
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2023
Karlos Alkaraz ishte i papërmbajtshëm. Spanjolli mundi 3-0 rusin Medvedev, me një 6-3 të trefishtë, që e motivon edhe më shumë para finales me Gjokoviç. Sfida mes dy tenistëve më të mirë të momentit pritet të jetë mjaft e luftuar: freskia dhe uria e Alkaraz ndaj mjeshtrit Gjokoviç.
Sealed in extraordinary fashion 🤯@carlosalcaraz's incredible match point is Play of the Day presented by @BarclaysUK #Wimbledon pic.twitter.com/Ss79HIFEKi
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.