Me cikël të rregullt menstrual do të kuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike dhe brenda skemës normale. Një herë në 28 ditë, ose 31 ditë. Çdo ndryshim nga kjo skemë quhet çrregullim menstrual.
“Nuk është normale, por mjaft e zakonshme që ciklet menstruale të vonohen”, tha Felice Gersh, mjeke dhe drejtoreshë e Praktikës Mjekësore Integrative në Kaliforni.

“Cikli menstrual është një shenjë vitale e shëndetit për një femër të moshës riprodhuese dhe sa herë që është i parregullt, është një flamur i kuq për të marrë në konsideratë për tu shqetësuar për shëndetin tuaj”, tha ajo.
‘Shumica e grave kanë tendencë të kenë cikle menstruale që qëndrojnë rreth të njëjtit hark kohor, tha Ann Mullen, drejtoreshë e edukimit shëndetësor në Cycle Technologies, e cili ofron burime të programeve arsimore në fushën e shëndetit riprodhues, planifikimit familjar dhe shëndetësisë globale.
“Nëse dikush ka një cikël 25-ditor , do të konsiderohej normale edhe nëse cikli mund t’i shkojë 30 ditë ose 31 dite, vetëm nëse vonohet 8 ditë më shumë nga data juaj, atëherë ka diçka që nuk shkon” thotë ajo.
Por cilët janë faktorët që shkaktojnë këtë problem
Shtatzënia: Kjo është gjëja e parë që ju duhet të mendoni kur humbni një periudhë.
Luhatjet në peshë: Sipas studimeve të ndryshme,luhatjet e shumta të peshës mund të sjellin vonesë të ciklit menstrual. Trupi nuk është në gjendjen e tij natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet.
Stresi: Stresi është një ndër arsyet kryesore për vonesën e menstruacioneve, hormonet e tij çrregullojnë ciklin e zakonshëm të ovulacionit duke sjellë ndërprerje të përkohshme të tij.
Menopauza e parakohshme, e cila zakonisht prek femrat tek të 40-tat e tyre jo vetëm që vonon ciklin, por e eleminon gradualisht si funksion femëror.
Pilulat kontraceptive: Përdorimi i pandërprerë i kontraceptivëve ju mbron nga shtatzënitë e padëshirueshme, por çekuilibron ciklin tuaj. Hormonet që përmbajnë këto pilula shkaktojnë vonesa të ciklit, anemi të lehtë dhe gjendje lodhjeje.
Intoleranca ndaj glutenit: Personat që janë intolerantë ndaj glutenit duhet të tregohen shumë striktë me regjimin e tyre ushqimor, pasi rastet e anashkailimit apo abuzimit mund të shkaktojnë vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.
Mosha: “Adoleshentet dhe gratë pothuajse në menopauzë shpesh përjetojnë cikle të parregullta, sepse rregullimi hormonal nuk është i qëndrueshëm”, tha Mueller.
Kushtet themelore të shëndetit: “Sëmundja si mononukleoza, ftohjet dhe gripit, dhe infeksionet mund të ndikojnë në ciklin tuaj”, tha Gersh. “Në thelb, çdo gjë që ka ndikim në shëndetin ka potencialin të ndikojë në ciklin tuaj, duke vonuar fillimin e periudhës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.