Një variant shumë i mutuar i virusit që shkakton Covid-19, Cicada, duket se po prek kryesisht fëmijët, thonë shkencëtarët, megjithëse nuk po shkakton sëmundje më të rëndë tek fëmijët ose tek të rriturit.
Përkundrazi, ekspertët thonë se fakti që virusi po thyen modelin e tij të të qenit një kërcënim, kryesisht, për të rriturit e moshuar, është një detaj domethënës. Është diçka për t’u studiuar dhe kuptuar në mënyrë që shkencëtarët të mund të parashikojnë më mirë sjelljen e këtij virusi në zhvillim e sipër.
Edhe pse Covid-19 po qarkullon në një nivel shumë të ulët tani, SHBA-të sapo kanë filluar të përballen me këtë degë të fjetur të pemës familjare Omicron, një variant i quajtur BA.3.2, i cili është quajtur “Cicada”, sipas aftësisë së insektit për t’u zhdukur dhe më pas për t’u rishfaqur pas vitesh nën tokë.
Ky variant është vërejtur në 23 vende dhe në ujërat e zeza nga 25 shtete të SHBA-së, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat publikuan një raport mbi virusin muajin e kaluar.
Virusi qarkullon në SHBA në nivele të ulëta, megjithëse testimet janë zvogëluar që nga kulmi i pandemisë, kështu që mund të jetë më i përhapur nga sa dihet aktualisht.
Vaksinat aktuale besohet ende se ofrojnë njëfarë mbrojtjeje, dhe shkencëtarët thonë se varianti i ri është aq “i dobët” për sa i përket problemeve që ka shkaktuar, saqë nuk është as e qartë nëse duhet të përditësohen vaksinat për t’u mbrojtur më mirë kundër tij.
“Është shumë interesante nga pikëpamja e evolucionit viral,” thotë Dr. Alex Greninger, kreu i Divizionit të Diagnostikimit të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Uashingtonit. Ai vuri në dukje se varianti që u shfaq për herë të parë në nëntor 2024, mund të përfundojë duke pasur shumë pak ndikim në botën reale.
Ekspertë të tjerë u pajtuan.
Infektimi i fëmijëve ‘mjaft efikas’
Mungesa e sekuencimit gjenetik të viruseve Covid-19 e bën të vështirë interpretimin e modeleve në përhapje. Por një gjë interesante ka dalë nga të dhënat: Ky variant duket se është më i mirë në infektimin e fëmijëve sesa të rriturve.
“Një gjë që zbuluam është se BA.3.2 duket se ky virus është mjaft efikas në infektimin e fëmijëve, – jo foshnjave, por fëmijëve midis 3 dhe 15 vjeç, gjë që nuk e dimë ende pse”, thanë studiuesit.
Një analizë e të dhënave nga Neë York City, tregon se fëmijët kanë rreth pesë herë më shumë gjasa të infektohen nga BA.3.2 krahasuar me variantet e tjera, megjithëse BA.3.2 ende përfaqëson një pakicë variantesh në përzierje atje.
Ekzistojnë një numër teorish rreth arsyes. Ekspertët besojnë që BA.3.2 është më i mirë në infektimin e fëmijëve sepse mbrojtja e tyre imunitare nga vaksinat dhe infeksionet e kaluara zvogëlohet më shpejt se ajo e të rriturve.
Një arsye tjetër mund të ketë të bëjë me pjesët që mungojnë në gjenomin e virusit. Viruseve BA.3.2 u mungojnë pjesë të gjeneve specifike që luajnë një rol në aktivizimin e sistemit imunitar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje