Shendet

Ekspertët britanikë: Nuk duhen hequr masat për Covid-19 nëse nuk ka prova shkencore

Një variant i ardhshëm i Covid-19 mund të jetë shumë më i rrezikshëm dhe të shkaktojë numër shumë më të lartë vdekjesh dhe rastesh të sëmundjeve të rënda sesa Omicron, kanë paralajmëruar shkencëtarët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar.
Si rezultat, shumë prej tyre thonë se duhet treguar kujdes në heqjen e kufizimeve të fundit Covid-19, siç po planifikojnë shumë vende europiane dhe jo vetëm.
Në të njëjtën kohë, ata duan që Chris Whitty dhe Patrick Vallance , këshilltarët më të lartë të qeverisë për Covid, të mbajnë një konferencë për shtyp që të tregojnë se çfarë provash kishin për të mbështetur vendimin se duhet t’i japin fund të gjitha kufizimeve pandemike.
Rreziqet e paraqitura nga pranimi i supozimi se variantet e Covid-19 do të vazhdonin të bëhen më të buta në ndikimin e tyre është i lartë.
“Varianti Omicron nuk erdhi nga varianti Delta. Ai erdhi nga një pjesë krejtësisht e ndryshme e pemës familjare të virusit. Dhe duke qenë se ne nuk e dimë se nga do të vijë një variant i ri në pemën familjare të virusit, nuk mund të dimë se sa patogjen mund të jetë. Mund të jetë më pak patogjene, por po aq lehtë mund të jetë më shumë patogjene”,tha epidemiologu Prof Mark Woolhouse, i Universitetit të Edinburgut.


Kjo pikë u mbështet nga virologu Lawrence Young i Universitetit Warwick. 
“Njerëzit duket se mendojnë se ka pasur një evolucion linear të virusit nga Alfa në Beta në Delta në Omicron. Por thjesht nuk është kështu. Ideja se variantet e virusit do të vazhdojnë të bëhen më të buta është e gabuar. Një i ri mund të rezultojë të jetë edhe më patogjen se varianti Delta, për shembull,”tha ai.
David Nabarro, një i dërguar i posaçëm për Covid-19 nga Organizata Botërore të Shëndetësisë në Britani theksoi gjithashtu pasigurinë se si mund të sillen variantet e ardhshme.
“Do të ketë më shumë variante pas Omicron dhe nëse ato janë më të transmetueshme, do të dominojnë. Përveç kësaj, ato mund të shkaktojnë modele të ndryshme sëmundjesh, me fjalë të tjera mund të rezultojnë të jenë më vdekjeprurëse ose të kenë pasoja më afatgjata.”
Nabarro u kërkoi autoriteteve të vazhdojnë të planifikojnë mundësinë që do të ketë rritje të numrit të njerëzve që janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdes spitalor nga Covid-19. 
“Do të ishte e kujdesshme të inkurajohen njerëzit që të mbrojnë veten dhe të tjerët vazhdimisht. Një qasje që nuk e bën këtë do të ishte një kumar me pasoja potencialisht të rënda,”shtoi ai.
Ekspertët shpjegojnë se mungesa e ndonjë plani të bashkuar për të mbështetur personat që kanë imunitet delikat në një të ardhme që nuk dihet si do shkojë.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë