Bota

Ekspertët britanikë: Në të ardhmen mund të ketë valë më të rënda të Covid-19

Ekziston një mundësi reale e valëve më të rënda të infeksionit Covid-19 në të ardhmen në Britani, kanë thënë epidemiologët që modelojnë pandeminë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka hequr kufizimet ligjore në Angli, duke thënë se, ndërsa pandemia nuk ka mbaruar, Britania duhet të mësojë të jetojë me Covid-19.

Grupi Shkencor i Influencës Pandemike për Modelimin, tha se shfaqja e varianteve të reja virale ishte faktori më i madh i panjohur në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, së bashku me imunitetin në rënie të popullsisë dhe ndryshimet në modelet e valëve të pandemisë.
“Valët e mëdha të infeksionit në të ardhmen do të kenë nevojë për menaxhim më të hershëm për të parandaluar presionin e dëmshëm në sektorin e shëndetësisë”, thanë ekspertët.

Britania ka raportuar 157,730 vdekje nga Covid-19 dhe Johnson është përballur me kritika të rënda për trajtimin e tij të pandemisë, e cila ka shkaktuar tre bllokime kombëtare.

Varianti Omicron nxiti një rritje të infeksioneve në nivele të reja në fund të vitit të kaluar, duke bërë që Johnson të rifuste disa masa kufizuese por vdekjet nuk u rritën me të njëjtin ritëm.

Vendi tani e ka rihapur plotësisht ekonominë, pasi mori në konsideratë që programi mbi vaksinat është përforcuar, ka disponueshmëri të antiviralëve dhe një ashpërsi më të ulët të variantit Omicron.
Anglia u kthye në normalitet por ekspertët shpjegojnë se vendi duhet të ketë çdo vit përmirësim të situatës së Covid-19, pasi mund të ketë raste kur qeveria mund të rikthejë masat.
“Vitet e ardhshme do të jenë shumë të pasigurta dhe ka të ngjarë të jenë të jenë të rënda nëse virusi evoulon përsëri”, shpjeguan ekspertët.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë