Zhvillohen për herë të parë në hapësirë embrione. Shkencëtarët kanë cuar në stacionin Hapësinor Ndërkombëtar një embrion miu dhe studim i ri testoi efektet e mikrogravitetit në embrion.
Shkencëtarët arritën të realizonin eksperimentin, duke çuar embrione të ngrirë kaviesh nga Toka në stacionin Hapësinor Ndërkombëtar që në Gusht të 2021. Astronautët në ISS kanë shkrirë embrionet dhe i kanë lënë të rriten për 4 ditë në kushte mikrograviteti.
Eksperimenti është drejtuar nga universiteti japonez Yamanashi dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm, pasi mund të jetë tregues që edhe njerëzit mund të riprodhohen jashtë Tokës, një çështje që është në qendër të vëmendjes duke konsideruar planet për ngritjen e kolonive humane në Hënë dhe në planetin Mars.
Grupi kërkimor më parë, në vitin 2009 arriti të vërtetonte që procesi i fekondimit ishte i mundur në hapësirë, ndërsa kësaj here hapi i radhës ishte pikërisht fazat e para të zhvillimit embrional, që rezultoi normal. Megjithatë studimet do vijojnë, për të kuptuar efektet dhe pasojat e mundshme të mjedisit hapësinor në zhvillimin e fetusit të kavies.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



