Ka ndodhur

Ekskavatori i ngarkuar mbi kamion shemb mbikalimin në hyrje të Shkodrës

Gazeta Si - Një kamion me një ekskavator të ngarkuar mbi, të është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve në lagjen "Bahçallëk" në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por mbikalimi është dëmtuar dhe ka bllokuar rrugën për pak momente.

Pjesa metalike e goditur është shembur e gjitha në tokë, duke shkaktuar panik mes njerëzve dhe automjeteve.

Aktualisht është kryer devijimi i trafikut në hyrje të Shkodrës, ndërsa mbikalimi ishte rikonstruktuar vetëm disa muaj më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë