Balanca e fuqive në Bankën Qendrore Europiane po ndryshon në favor të atyre që janë pro masave për të stabilizuar inflacionin në rajon, me frikën se lufta në Ukrainë do ta shtyjë Europën drejt recesionit.
Këshilltarët e BQE-së debatuan se Banka duhet të prese para se të shpejtojë mbylljen e tregut sekondar mbi pasiguritë ekonomike. Por ata “u mbytën” nga ata që mendonin ndryshe.
“Argumenti mbi inflacionin dominon mbi çdo debat tjetër, përfshirë edhe luftën. Frika dhe pasiguria po rriten”,-tha njëri nga të përfshirët në takim.
Risku nga inflacioni është më i madh se çdo gjë tjetër. Banka vendosi ndalimin e investimeve në obligacione në tremujorin e tretë si përgjigje ndaj çmimeve në rritje.
“Duhet të bëjmë diçka, nuk mund të jemi e vetmja bankë qendrore që nuk reagon”.
Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën përtej pritshmërive të BQE-së duke arritur 5.8% në shkurt.
Një tjetër person i përfshirë në debat tha se po qartësohet fakti për bankierët se tranzicioni i inflacionit mund të kthehet në një histori falimentimi.
“Nuk po rritet vetëm energjia dhe nafta. Ushqimi, të mirat industriale dhe shërbimet po rriten mbi 2%.”
Banka Federale në SHBA ndërkohë, pritet të rrisë normat e interesit javën që vjen, ndërkohë që Banka e Anglisë e mori këtë vendim paralelisht me bankat në Brazil, Kanada, Meksikë, Polandë etj.
Të tjerë ekonomistë nga BQE presin numra dyshifrorë të inflacionit në muajt në vazhdim nëse nuk merren masa.
Christine Lagarde, presidentja e bankës Europiane tha se ka shumë përplasje mendimesh, por do të gjendet një dakordësi.
Burimi: FT/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



