Mireille Guiliano është një grua e dobët dhe e suksesshme. Ajo ka lindur në Francë dhe ka studiuar në Paris përpara se të punonte si përkthyese për Kombet e Bashkuara.
Më pas ajo punoi në biznesin e shampanjës dhe në vitin 1984 iu bashkua Veuve Clicquot performanca e së cilës, në atë kohë, ishte jo diçka mbresëlënëse.
Ajo arriti ta bëjë të njohur si kompani dhe hapi degë kudo në Amerikë. Në vitin 1991 ajo u bë shefe ekzekutive e saj dhe e drejtoi me shumë sukses. Në apartamentin e saj me pamje nga qendra e Manhatanit, ajo pi një gotë ujë përpara se të tallet duke thënë “E dua shumë ujin”.
Ajo ka të drejtë. Pirja e shumë ujit është një rregull kyç në “French Women Don’t Get Fat”, libri i saj më i shitur që tregon mënyrat franceze se si të humbni peshë dhe të qëndroni të dobët.
Në libër ajo përshkruan shqetësimin e saj kur si adoleshente shtoi në peshë duke kaluar një verë në Amerikë. Ankthi i saj shtohet më shumë kur kthehet në shtëpi në Francë dhe babai i saj, në vend që të nxitojë për ta përqafuar, i thotë se ajo duket “si një thes me patate”. Ajo vazhdon një plan të ri diete, kujton zakonet e saj të vjetra franceze (shumë ujë, porcione të kontrolluara, lëvizje rregullisht) dhe e kthen peshoren në favor të saj.
Si një grua e suksesshme që është e gatshme të flasë publikisht për pamjen dhe peshën e saj, Guiliano është e rrallë.
“Sigurisht që askush nuk dëshiron të flasë për këtë”, thotë ajo.
“Është shumë më e lehtë të pretendosh se vjen natyrshëm”.
Aubrey Gordon, bashkë-prezantuesja e një podcast që zgjidh problemet me humbjen e peshës dhe mirëqenien, iu tha nga një mjek se ajo ishte mbipeshë në moshën dhjetë vjeçare.
Roxane Gay, shkrimtare amerikane, përshkruan tronditjen në fytyrat e prindërve të saj kur u kthye në shtëpi nga konvikti duke peshuar rreth 14 kg më shumë se kur u largua.
Këto përvoja janë thellësisht personale, por edhe universale, të paktën në botën e pasur. Ato pasqyrojnë presionin ndaj grave për t’u dukur si “ideale”. Ky ideal ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Sot trupi perfekt përfshin thjeshtësinë dhe hijeshinë, edhe pse me disa kg më shumë. Një trup i tillë mund të lejojë pak më shumë ushqim sesa regjimet e së kaluarës, por është shumë e vështirë për t’u arritur.
Të gjitha gratë përfundimisht e kuptojnë rëndësinë që i kushtohet trupit të tyre. Është sikur vajzat po ecin nëpër një pyll të pavetëdijshme dhe më pas shohin pemët. Ato mund të pyesin veten se si kanë arritur pemët atje, sa kohë kanë qenë duke u rritur dhe sa thellë shkojnë rrënjët e tyre. Por ato mund të bëjnë pak për të marrë përgjigje dhe është pothuajse e pamundur të imagjinohet bota në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe trillimi se gratë e zgjuara dhe ambicioze, të cilat mund të masin vlerën e tyre në tregun e punës në bazë të inteligjencës ose arsimimit të tyre, nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje figurës së tyre. Është e vështirë të mbahet një rregull kur dihet se shumë herë pesha ndikon edhe në të ardhurat.
Marrëdhënia ndryshon në vendet e varfra ku njerëzit e pasur kanë përgjithësisht më shumë kilogram se njerëzit e varfër.
Njerëzit e pasur janë më të dobët se të varfërit në vende të tilla si Amerika, Britania, Gjermania dhe vendet e pasura aziatike, si Koreja e Jugut.
Fakti që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë është shpjeguar shpesh me argumente se obeziteti, në botën e pasur, është një tipar i varfërisë. Njerëzit e varfër mund të kenë vështirësi të përballojnë ushqime të shëndetshme. Ata mund të kërkojnë ushqime të përpunuara ose të shpejta sepse u mungon koha për të përgatitur vaktet në shtëpi ose kanë më pak kohë për të ushtruar, sepse punët me paga të ulëta shpesh përfshijnë punë me turne të gjata dhe mund të jenë më pak fleksibël se punët e kryera nga “klasa e laptopëve”.
Ose për shkak se të ardhurat e ulëta janë shpesh një funksion i arsimit të kufizuar, se mungesa e edukimit shtrihet në mungesën e njohurive se si të mbani një peshë të shëndetshme.
Problemi me të gjitha këto shpjegime është se korrelacioni midis të ardhurave dhe peshës në nivel të popullsisë në vendet e përparuara drejtohet pothuajse tërësisht nga gratë.
Sipas raporteve, gratë e pasura janë shumë më të dobëta se gratë e varfëra por burrat e pasur janë po aq të shëndoshë sa burrat e varfër.
Wallis Simpson, bashkëshortja e Mbretit Edward VIII ka thënë se një grua nuk mund të jetë kurrë shumë e pasur dhe shumë e dobët.
Kjo i jep pauzë mendimeve se varfëria mund të shpjegojë pse njerëzit janë mbipeshë ose obezë, ose se të qenit i pasur i ndihmon njerëzit të mbajnë një peshë perfekte.
Ka dhe një “shqetësim” se këto dinamika duket se prekin vetëm gratë.
Ndoshta marrëdhënia do të dukej e njëjtë për të dy gjinitë, por profesionet që ata bëjnë mund të ndikojë.
Burrat bëjnë në mënyrë disproporcionale punë fizike me pagesë më të ulët, si ndërtimi (megjithëse infermieret shpenzojnë kohë duke ecur ose në këmbë sa ndërtuesit, dhe në përgjithësi janë gra).
Disa grave të pasura, si aktoreve, mund t’u kërkohet në mënyrë eksplicite të jenë të dobëta për të luajtur role të caktuara.
Megjithatë, është e vështirë të besohet se çdo dinamikë shpjegon të gjithë ndryshimin. Të dhënat nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës tregojnë se vetëm 3.5 për qind e punëtorëve bëjnë punë intensive fizike (dhe disa nga këto kategori, punësojnë shumë gra). Vetëm 0.1 për qind e punëtorëve bëjnë punë si aktrimi.
Fakti që ka një hendek gjinor në marrëdhënien mes të ardhurave dhe peshës, tregon një shpjegim tjetër: ndoshta të qenit e dobët i ndihmon gratë të bëhen të pasura.
Studime të panumërta zbulojnë se gratë mbipeshë ose obeze paguhen më pak se bashkëmoshataret e tyre më të dobëta, ndërsa ka pak diferencë në pagat midis burrave obezë dhe burrave me peshë normale.
Megjithatë ka dhe përjashtime. Një studim suedez zbuloi se burrat obezë paguheshin më pak, por gratë obeze jo. Por hulumtimet në Amerikë, Britani, Kanada dhe Danimarkë tregojnë se gratë mbipeshë kanë paga më të ulëta. “Dënimi” për një grua obeze është i konsiderueshëm, duke i kushtuar asaj rreth 10% të të ardhurave të saj.
Stigma ndaj personave mbipeshë është rritur me numrin e tyre
Kjo mund të nënvlerësojë realitetin sepse është e vështirë të matet hendeku i pagave për dikë të cilit nuk iu ofrua punësim për shkak të peshës.
Diskriminimi ndaj grave të shëndetshme nuk është zvogëluar pasi numri i tyre është shtuar.
“Ne presnim që mbipesha të kthehej në diçka normale duke qenë se çdo ditë e më shumë po shtohej numri i personave mbipeshë”, shkroi David Lempert, nekonomist.
Në vend të kësaj, ai thotë se stigma ndaj njerëzve mbipeshë është rritur me numrin e tyre; pothuajse u dyfishua midis viteve 1980 dhe 2000.
Ndërkohë, ideja se dënimi për kilogramët e tepërt mbështetet edhe nga të dhënat nga testi i “paragjykimit”, të nxjerra nga Iniversiteti i Harvardit.
“Diskriminimi në bazë të racës dhe seksit ka rënë gjatë dekadës së fundit. Gjithashtu edhe diskriminimi për homoseksualët. Por pesha është përjashtim. Qëndrimet ndaj personave mbipeshë janë bërë më negative”, shkruhet në hulumtimin e Harvard.
Në këtë kontekst, argumentet e bëra shpesh përse gratë dhe vajzat ndiejnë një presion të tillë për të qenë të dobëta dhe vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët, marrin sens.
Ndoshta gratë ndihen keq për veten e tyre sepse e krahasojnë veten me modelet që mbushin kopertinat e revistave dhe mashtrohen duke menduar se ato foto janë të pa redaktuara. Ndoshta prindërit e tyre ose një mjek kanë komentuar peshën e tyre kur ishin të vegjël. Por përveç këtyre presioneve është edhe nxitja e fuqishme e tregut: gratë e perceptojnë se dështimi për të humbur peshë ose për të qenë të dobëta do t’u kushtojë, fjalë për fjalë.
Është ekonomikisht e arsyeshme që të gjithë t’i kushtojnë kohë arsimit, sepse kjo i fut në tregun e punës. Në të njëjtën mënyrë, duket se është ekonomikisht e arsyeshme që gratë të ndjekin trendin e të qenit të dobëta. Të fiksuarit se çfarë dhe sa të hani dhe të paguarit për t’u dobësuar janë investime.
Deri diku, gratë e dinë këtë.
Gjithashtu është edhe kostoja e madhe që stigma, turpi ose frika për të qenë mbipeshë ka për të gjitha gratë dhe vajzat që e kalojnë jetën e tyre duke u shqetësuar se çfarë mund t’u kushtojë atyre kjo.
Është e pamundur të lëvizësh nëpër botë si grua dhe të mos vëresh kohën, energjinë dhe investimin që gratë bëjnë për të regjistruar ushqimin që hanë, për të lexuar libra diete dhe për të ndjekur klasat e ushtrimeve. Kushdo që ka provuar një dietë me lëngje ose një dietë me produkte të tjera e di se ndjekja e të qenit e dobët mund të vijë në kurriz të gjërave të tjera të rëndësishme që vajzat dhe gratë mund të duan të bëjnë.
Sipas disa sondazheve, vajzat në moshën gjashtë vjeçare e njohin pritshmërinë se duhet të jenë të dobëta. Më pas, adoleshentet të mbingarkuara nga pritshmëritë e papritura të bukurisë, e shpërndajnë anoreksinë dhe buliminë tek njëra-tjetra si një virus.
Shumica e grave duket se përpiqen të përshtaten. Disa zgjedhin të mos përshtaten. Shumë thjesht dështojnë. Por cilado rrugë që të merret, duket se ka një kosto të madhe.
Burimi: The Economist. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




