Ekonomi

Ekonomia në përmirësim, rriten të ardhurat buxhetore gjatë 7 mujorit

Të ardhurat për 7 mujorin janë rritur me 47.7 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u realizuar në masën 281.4 miliardë ose 102 % të planit.

Rimëkëmbja e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës, ku sipas të dhënave, numri i të punësuarve në qershor 2021 arriti në 710,464 persona, nga 667,761 persona që ishte në qershor 2020.

Të ardhurat doganore për shtatë muajt e parë u rritën me 19.4 miliardë lekë ose 23.5% më shumë se 7-mujori i vitit të kaluar.

Ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburanteve, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +11.3 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 68.3 miliardë lekë, 14.3 miliardë lekë ose 26.4% më shumë se një vit më parë.

 Ndër produket me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, sheqeri, fruta –perime dhe telefona celularë, me një efekt -0.6 miliardë lekë.

 

Të ardhurat tatimorepër 7- mujorin 2021 u realizuan në masën 141.5 miliardë lekë, 19.7 miliardë duke u rritur me 16.2% më shumë se 7- mujori i vitit të kaluar ndërsa të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto) u rritën me 29.1% më shumë se 7-mujori 2020.

Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 61.9 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 7- mujori 2020.

Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin qershor të këtij viti rezulton rritje me 30,314 vende pune ose 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

 Shpenzimet e përgjithshme publike, në 7- mujorin e vitit 2021, arritën në rreth 311.3 miliard ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 10% më i lartë ose rreth 28.2 mld LEK më shumë.

Niveli i deficitit për periudhën 7- mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.9 miliardë lekë, ose rreth 19.5 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Për periudhën 7- mujore niveli i deficitit rezulton 64.4% e planit të periudhës prej rreth 46.4 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë