Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar nen për nen dhe në tërësi, projektligjet e Paketës Fiskale të cilat shoqërojnë projekligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”, ku u miratua taksa kombëtare për qumështin pluhur 100 lekë/kg.
Bashkë me të u vendos, taksa prej 16 lekë për litër për pijet e homogjenizuara, për hirrë qumështi 150 lekë/litër dhe për krem qumështi 150 lekë/litër. Tjetër taksë kombëtare u miratua taksimi i karburantit që përdoret nga mjetet lundruese turistike apo argëtim, 40 lekë/litër.
Për akcizat Komisioni vendosi si afat maksimal i zbatimit të politikës së rimbursimit për industrinë prodhuese, datën 31 dhjetor 2023 dhe aplikimi i unifikimit të çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit të fillojë të aplikohet nga 1 korriku 2022.
U vendos të hiqet përjashtimi nga TVSH-ja i inputeve bujqësore dhe u zëvëndësua me vendosjen e TVSH-së në 10%.
Për buxhetin e vitit 2022, u miratua rritja e dyshemesë së pagës së patatueshme deri në 40.000 lekë në muaj, nga 30.000 që është tani.
Gjatë Komisionit, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi si më herët që kolaudimi nuk do të nisë as në vitin 2022 dhe saktësoi se koncesionari për Rrugën e Arbrit do të kushtojë 40.3 mld lekë dhe jo 45.6 mld lekë që ishte parashikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.