Ekonomi

Ekonomia e Shqipërisë u rrit më pak gjatë 2025-s

Nga Gazeta ‘SI’ – Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.79% gjatë 2025-s, me një ngadalësim të dukshëm nga viti i shkuar, kur rritja ishte 4.05%.

INSTAT raporton se në tremujorin e fundit të vitit 2025, PBB-ja u zgjerua me 3.8%, me kontributin kryesor nga aktiviteti i ndërtimit, 1.17 p.p dhe administrata publike me 1 p.p. Tregu imobiliar pati një kontribut të qëndrushëm prej 0.31 p.p dhe tregtia, transporti e shërbimet me 0.22 p.p.

Rritjen më të madhe ekonomike në fund të vitit të shkuar e shënuan taksat neto mbi produktet, që u rritën me 1202%. Rritje të fortë pati edhe administrata publike, me 8.3%, ndjekur nga ndërtimi me 7.36% dhe imobiliaret 6.25%. Bujqësia raportohet me një rënie të fortë prej 2.19%. Industria dhe energjia po ashtu u dobësua me 1.59%.

Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 2.99% ndërsa konsumi final i qeverisë u rrit me 1,83%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 6.73%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10.65 % dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 6.56%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë