Irena Beqiraj

Ekonomia e shpjeguar në vargjet e Gëtes


Miqtë e mi, por ndoshta edhe ndonjë lexues i kujdesshëm i statuseve të mia, e di që përveç leximeve ekonomike shijoj poezinë. Megjithëse është e rrallë, ka vargje që shpjegojnë ekonominë më mirë sesa çdo leksion i marrë në kurset e makroekonomisë.

Të tilla janë vargjet e dramës Fausti të Gëtes (Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832) të cilat  tregojnë historinë e një studiuesi të ri, Faustit, i cili për të realizuar ambiciet e tij hyn në një pakt me djallin, Mefistofelin. Pjesa e dytë është një leksion ekzemplar dhe bafasues në ekonomi.

I shoqëruar nga Mefistofeli, Fausti shkon në oborrin e një sundimtari, perandoria e të cilit po përballej me shkatërrim financiar për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara të qeverisë së tij. Në vend që t'i kërkonte perandorit të ishte më i përgjegjshëm fiskalisht, Mefistofeli - i maskuar, në mënyrë të dukshme, si loloja ose gaztori i oborrit - sugjeron një qasje ndryshe. Duke vënë në dukje se monedha e perandorisë është ari, Mefistofeli thotë se me siguri ka shumë ar të pazbuluar nën tokë që i përket perandorit:

MEFISTOFELI

Po shtet pa mangësira a ka?

Këtu veç një gjë nuk ka, nuk ka para!

Ti gjesh vërtet nuk është aq e lehtë

Por dija ime nxjerr edhe gjenë më të fshehtë.....

 Ju gjej sa të kërkoni Perandor

E kam kollaj, megjithëse ... edhe pak zor!

Se ja diku nën këmbët tona mbeti

Po ec e nxirri, ky është marifeti!

Kështu, Mefistofeli propozon që perandori të lëshojë letra premtuese për vlerën e këtij ari ende të pagjetur, duke gjeneruar kështu burime të reja monetare për qeverinë dhe duke zgjidhur problemet e tij të borxhit. Megjithë dyshimet e oborrtarëve, zgjidhjet e thjeshta dhe të shpejta  aq më tepër kur i pëlqejnë perandorit janë tunduese.

KANCELARI

Ky djall po na ngre ca leqe ari

Më bie era punë zuzari!

 EKONOMISTI I PALLATIT

Ja mirëpres çdo shërbim me deshirë

E ligjin pak në shkeltë, veç bëftë mirë!

KOMANDANTI I USHTRISE

 Secilit lolua zemrën po i gjen,

ushtari rrogën do, jo nga i vjen !

Padyshim perandori i etur për pushtet është i kënaqur me këtë ide, pasi mund të shmangë zgjidhjet e vështira ekonomike, dhe njëkohësisht i siguron perandorisë monedhën që i nevojitet dëshpërimisht. Suksesi duket i garantuar, edhe ashtu bëhet. Kancelari dyshuesi më i madh i zgjidhjes së ofruar ndryshon qëndrim:

KANCELARI

Ta dijë pra kush do që dëshiron

Kjo letër një mij’ korona sot kushton!

E siguron një peng që gjë se tund

Një pasuri e fshehtë edhe e pafaund

Që mban nën tokë kjo perandori

Që kartën do ta kthejë në flori.

PERANDORI

Pra vlen si ar për njërzit e mi

si pagë për Oborr e për ushtri?

Çudi? por ja që qenka e vërtëtë !

EKONOMISTI I PALLATIT

Tani, askush nuk i ndal më ato fletë 

Ka punë për çdo prestar e çdo bakall

Mejhanet zjejnë. Gotat trignëllijnë

“Të rrojë perandori”- ulërrijnë!

Por rezultatet nuk ishin ato që priteteshin. Emetimi i parave prej letre nuk i zgjidhi problemet e shpenzimeve të perandorit. Në vend të kësaj, duke e ditur se gjithmonë mund të shtypin më shumë para letre për të mbuluar shpenzimet sundimtari dhe oborrtarët e tij u bënë dhe më ekstravagantë në shpenzimet e tyre.

Ndërkohë djalli kishte ndryshuar në mënyrë delikate por rrënjësore qëndrushmërinë e monedhës së perandorisë.

Megjithëse ekonomia moderne nuk ishte lindur në 1832 Geothe duket pararendës i jashtezakonshem i saj. Njohuritë e Geothe-s shkojnë drejt e në thelbin e disa prej problemeve tona ekonomike më të vështira afatgjata. Kujtojë që ashtu sic veproi perandori i Goethe-s, vepruan shumë qeveri midis viteve 1945 dhe 1980, apo 2010, ku lehtësimet afatshkurtra i realizuan në kurriz të stabilitetit fiskal afatgjatë.

Tek Fausti, Goethe- përshkruan mjeshtërisht vesin e preferuar të qeverive moderne të cilat shpesh zgjedhin iluzione ngushëlluese ekonomike mbi të vërtetat e vështira ekonomike që duhet të përballojnë. Zgjidhjet e Mefistofelit janë mjetet që akoma i bëjnë politikat ekonomike të  konceptuara keq të duken më pak të rënda për ata që janë të destinaur në afat të gjatë të paguajnë çmimin e lartë te tyre.

MEFISTOFELI

Gjate rrugës vura re se perandori

E kishte punën pisk vërtet i gjori!

E di? Kur ne u bëmë si gaztorë

Dhe pasurira kllap i dham’ në dorë

Ai gjithë botën desh ta blij

Që froni të ishte vetëm i tij

Dhe mendja shpejt zu ta gënjente

Dhe shpirti fort ja desh këtë

Se s’mund të ishte hiç zor për të

Të ish sovran dhe të dëfrente

Por Goethe nuk ndalet. Përveçse zgjedhjeve të shpejta ekonomike iluzive të cilat pëlqehen shumë nga drejtuesit që duan me çdo kusht pushtetit ,  “Mefistofelët” që rrethojnë vendimarresit politik të sotëm kanë të njëjtën aftësi mbreslënëse për të mikluar sedrën e  “perandorëve” të tyre . Dëgjojeni Mefistofelin dhe  më thoni sa të tillë mund të nëmuroni në qëveritë Rama .....

MEFISTOFELI

Nuk shoh asgje veç dritë të shkëlqyer

E si pra, si  të mos jesh i ngazëllyer?

Kur sheh që mbreti fort më fort qëndron?

Me një ushtri që çdo kundështar dermon ?

Kur gjen kudo vullnet e intelekt

Edhe vetpërfshirje të tij të çdo projekt ?

Përse të derdhësh vrer, të derdhësh lot

Kur djelli shëndrit kaq bukur mbi tokë ?


Copyright © Gazeta “Si”