Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës u rrit 6.5 % në tremujroin e katërt të 2020-ës, një normë më të shpejtë se sa përpara pandemisë së koronavirusit dhe duke tejkaluar lehtësisht performancën e pritur të vendeve të mëdha.
Rritja e PBB-së për tremujorin e fundit ka tejkaluar pritshmëritë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, të hënën. Statistikat tregojnë që ekonomia e Kinës u zgjerua 2.3 % në vitin 2020 pasi prodhimi industrial vijoi të udhëhiqte rimëkëmbjen e ekonomisë.
Të dhënat më të fundit nënvizojnë një kthesë të shpejtë në ekonominë e dytë më të madhe në botë, e cila u tkurr në fillim të 2020-ës për të parën herënë më shumë se katër dekada pasi autoritetet urdhëruan karantinë të egër për tëkontrolluar koronavirusin.
Në tremujorin e katërt, në terma vjetorë ishte më i larti i çdo tremujori që prej 2018-ës, dhe Kina do të jetë ekonomia e vetme e madhe në botë që nuk u tkurr në 2020-ën.
Rritja vjetore është pozitive, përpara kolegëve globalë, por ishte më e dobëta e Kinës në më shumë se 40 vjet për shkak të tkurrjes në fillim të vitit.
Indekësi CSI 300 i Shanghai- dhe aksionet e Shenzhen u rritën 1.1 % sipas të dhënave, ndërsa tregjet e aksioneve në pjesën tjetër të rajoneve të Paqësorit Aziatik ranë.
Ning Jizhe, kreu i Byrosë Kombëtare të Statistikave, u shpreh që ekonomia “është rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme” vitin e kaluar por vijoi në atë mënyrë që “ndryshimi i dinamikave të epidemisë dhe rrethenat e jashtme diktuan një shumnësi paqartësishë”, dhe “themeli për rimëkëmbje ekonomike ka vend për tu konsoliduar”.
Rikuperimi i Kinës nga Covid-19 është fuqizuar nga prodhimi i lartë industrial, që përfitoi nga mbështetja shtetërore dhe u rrit me 7.1 % në tremujroin e katërt, krahasuar me 5.8 % në tremujorin pararadhës.
Shitjet me pakicë, një masë për urinë konsumatore, pengoi rritjen e mëtejshme të sektorit industrial, që u rrit me 4.6 % në tremujorin e katërt. Të dhënat e dhjetorit që tregonin 4.6 %, ishte më e ulët se 5 % në terma vjetorë në nëntor dhe më poshtë pritshmërive.
Shpenzimi i konsumatorëve ka qenë një pikë e dobët në rimëkëmbjen e Kinës dhe koicidon me normën më të ulët të inflacionit në më shumë se një dekadë, por shumë analistë presin një ringjallje këtë vit.
Ekonomistët pranë Credit Suisse ka rifreskuar parashikimet për Kinën për rritjen në 2021 me 7.1 % nga 5.6 %, duke nënvizuar konsumin si udhëheqësin e rritjes.
Statistikat për PBB-në u publikuan ditë pasi Kina regjistroi tepricën pozitive tregtare më të lartë në terma mujorë në dhjetor, nxitur nga tre mujat në vazhdim me rritje dy-shifrore të eksporteve. Eksportet, të cilat u mbështetën nga kërkesa për mjetë mjekësore dhe produkte të lidhura me bllokimet që u shkaktuan nga karantina, u rrit 18 % muajin e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat që janë shtuar një sërë treguesish reflektojnë një bum në ekonominë kineze. Këtë muaj, monedha kombëtare kineze tejkaloi 6.5 kundrej dollarit amerikan për herë të parë që në 2018, ndërsa tregu i aksioneve të Kinës arriti nivelin më të lartë që nga kriza globale financiare 2008.
Në shtator, importet e Kinës arritën vlerën më të madhe në terma të dollarit amerikan.
Bumi i prodhimit industrial të vendit ka gjeneruar kërkesë për produktet e bursës, me importin e mineralit të hekurit që u rrit 9.5 % në një total prej 1.17 mld ton në 2020.
“Ekonomia e Kinës duket se po ndez motorrët në të gjitha drejtimet,” said Esëar Prasad, një ekspert financash kinez në Cornell University, i cili shtoi që “Kina po lë ekonomitë e tjera të mëdha në hije”.
Kthimi i rritjes së vendit joshi urinë e investitorëve të huaj, që kanalizoi rreth 1 trilion Rmb1 (154 mld $) në aksionet e Kinës dhe obligacionet në programet e investimeve 2020 Hong Kong.
Chaoping Zhu, strateg për tregun global në JPMorgan, sugjeroi që aktivitetet ekonomike familjare “do të ëprmirësohen gjatë 2021” me mbështetjen e mëtutjeshme nga rimëkëmbja e eknomisë globale.
“Veçanërisht në tremujorin e parë të 2021, ne presim të shohim një rritje të fort pasi po reflektohen masat e marra për të kontrolluar pandeminë,” tha ai.
Në Kinë, rastet e reja me COVID-19 ranë në mes të 2020-ës, por një shfaqje e re në provincën veriore të Hebei detyroi rikthimin e karantinës. Javën e kaluar, vendi raportoi vdekjen e parë me koronavirus që nga muaji prill.
Papunësia ishte 5.2 % në dhjetor, e pandryshueshme që nga muaji i mëparshëmr. Investimet në asetet fikse u rritën 2.9 në të gjithë vitin, ndërsa investimet në pasuritë e paluajtshme kërcyen në 7 %. /Financial Times/ Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.