Ekonomi

Ekonomia e Eurozonës në pikën më të ulët në 6 vjet

Ekonomia e eurozonës u ngadalësua edhe më tej në vitin 2019 ndërsa fabrikat pësuan goditje si rrjedhojë e kërkesës së dobët të huaj dhe industrisë së saj kryesore, asaj të automobilave, që u përballl me kostot e zhvillimit të një gjenerate të re të makinave elektrike.

Dobësia ekonomike e Bashkimit Europian pasqyron gjithashtu probleme afatgjata, duke përfshirë një popullsi të plakur, e me një prani të dobët në sektorët digjitalë, të cilët po pësojnë zhvillim të shpejtë si dhe probleme të tjera brenda 19 vendeve të saj anëtare.

Ekonomistët nuk presin një përmirësim të rritjes ekonomike në vitin 2020, megjithëse sektori i prodhimit pritet të jetë i qëndrueshëm (në të njëjtin nivel) pasi niveli i tregtisë globale ka rënë, kjo dhe e ndihmuar pjesërisht e nga armëpushimi i fundit tregtar midis Sh.B.A-së dhe Kinës. Por ekonomistët gjithashtu thonë se ekonomia mund të ngadalësohet më tej nëse tensionet e tregtisë me Sh.B.A-në përshkallëzohen. Gjithashtu ndikim negativ pritet të japë dhe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian që lë të ardhmen e tregtisë me një nga tregjet kryesore të eksportit të eurozonës të pasigurt.

Agjensia e statistikave e Bashkimit Evropian tha të Premten, se prodhimi i brendshëm bruto i eurozonës – vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në të gjithë ekonominë – u rrit me 1.2% vitin e kaluar, rritja e saj më e dobët që nga viti 2013, kur BE-ja po dilte nga borxhi i saj qeveritar dhe kriza bankare.

Ky ngadalësim ishte në përputhje e me atë çfarë po ndodhte në botë. Sh.B.A dhe Kina kishin regjistruar ngadalësime ekonomike në vitin 2019. Sidoqoftë, ekonomia e eurozonës ishte dukshëm më e ngadaltë sesa e homologes së saj amerikane, e cili u rrit me 2.3%. Në përgjithësi, ekonomia globale pati vitin e saj më të dobët që nga kriza globale financiare e 2008-ës, megjithëse Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që të shohë një rritje modeste në vitin 2020.

Kjo është pjesërisht për shkak të veprimeve të bankave kryesore qëndrore, përfshirë këtu Rezervën Federale dhe Bankën Qëndrore Europiane që ulën normat e tyre kryesorë  të interesit në vitin 2019. Ulja e normave mund të marrë muaj për të dhënë efekte në biznese dhe familje.

Të dyja institucionet kanë treguar se janë në pritje, duke patur besim në rritjen e ekonomisë globale, e gjithashtu po tregojnë kujdes nga kërcënimet e vazhdueshme. Një shqetësim i ri është se shpërthimi i koronavirusit mund të ngadalësojë më tej ekonominë kineze, me pasoja për kërkesën globale.

“Nga këndvështrimi ekonomik, dekada e fundit ka përfunduar duke angulluar,” tha Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney të enjten, duke shtuar se pyetja kryesore me të cilën përballen politikanët është “nëse dekada e re po fillon me nxitje të fuqishme ekonomike”.

GDP- ja e Eurozonës u rrit me një normë vjetore prej vetëm 0.4% në tremujorin e fundit, rritja e saj më e dobët që nga tremujori i parë i 2013-ës.

Ky ngadalësim ishte pjesërisht për shkak të kontraktimeve të befasishme ekonomike në Francë dhe Itali. Ekonomia e vendit të mëparshëm performoi më mirë në tre tremujorët e mëparshëm dhe u rrit me 1.2% gjatë vitit në tërësi. Në të kundërt, ekonomia e Gjermanisë u rrit me vetëm 0.6% në 2019-ën, ndërsa ekonomia e Spanjës u zgjerua me 2%.

Po ka disa shenja të një rigjallërimi të eurozonës në fillim të vitit 2020. Sipas një studimi të Komisionit Evropian, prodhuesit ishin më optimistë për perspektivat e tyre në janar e kjo prej dy arsyeve kryesore. E para si rrjedhoje e pergjijes së dhënë nga administrata Trump mbi trustin e marrdhënieve tregtare me Kinën. E dyta si rrjedhojë e të dhënave numerike këtë të enjte që tregojnë se papunësia ka rënë përsëri në dhjetor e ka kapur nivelin më të ulët që prej Majit të 2008-ës.

Një tjetër zë pesimit për ekonomine e BE-së për 2020-ën është dhe Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve. Kjo shoqatë pret që shitjet e makinave të pasagjerëve në të gjithë BE-në të bien me 2% këtë vit, rënia e parë që nga viti 2013.

Një tjetër pengesë është dhe hezitimi i disa qeverive të eurozonës për të stimuluar ekonomitë e tyre përmes uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve, në mbështetje të niveleve negativë të normave të interesit të vëna nga BQE (Banka Qëndrore Europiane).

Duke folur të shtunën në Londër, Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin i kërkoi Gjermanisë në veçanti të vepronte. “Ka vende që kanë mundësi për të luajtur e zgjeruar politikat fiskale në vënd të politikave monetare,” tha ai. “Politikat monetare nuk mund të jenë mjeti i vetëm ekonomik”.

Sidoqoftë, nuk ka gjasa që qeveritë e Eurozonës të japin një stimul për të cilin BQE dhe organe të tjera si FMN kanë nevojë. Planet e tyre për vitin 2020 parashikojnë vetëm një rritje modeste të shpenzimeve, dhe reflektojnë vështirësinë e drejtimit të buxheteve të kontrolluara nga qeveritë kombëtare drejt qëllimit më të gjerë të eurozonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë