Ekonomia e Europës duket e vendosur për një kthim në normalitet në këto muaj, me sondazhet e biznesit që tregojnë për një rritje të madhe të aktivitetit pasi kufizimet e qeverisë po lehtësohen dhe vaksinat po japin efektin e tyre.
Për shkak të rritjes së furnizimet të vaksinave, Europa tani ka shpërndarë të paktën një dozë në pothuajse një të tretën e të rriturve, dyfishi i pjesëmarrjes së një muaji më parë.
Si përgjigje, qeveritë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet në shumë shërbime dhe konsumatorët janë bërë më pak të kujdesshëm ndaj aktiviteteve që përfshijnë afërsi fizike.
Bashkimi Europian tha në fillim të majit se pret që ekonomia e saj të kthehet në ritmet para-pandemike deri në fund të këtij viti, rreth gjashtë muaj më herët sesa ishte vlerësuar më parë.
Sondazhet e menaxherëve të blerjeve nga firma e të dhënave “IHS Markit”tregojnë që rikuperimi i Europës mund të jetë më i shpejtë. Aktiviteti në sektorin e shërbimeve të Francës u rrit në 56.6 në maj nga 50.3 në prill, një rritje shumë më e madhe se 52.5 që ishte parashikuar nga shumë ekonomistë.
Si në shumë pjesë të tjera të botës, aktiviteti prodhues vazhdoi të rritet me një ritëm të fortë. Kombinuar me një sektor të shërbimeve të ringjallur me shpejtësi, që tregoi muajin më të fortë për ekonominë franceze që nga korriku, kur kufizimet e ngushta ishin lehtësuar më parë.
Në të gjithë zonën e euros, aktiviteti në sektorin e shërbimeve u rrit me ritmin më të shpejtë në më shumë se tre vjet, pasi mezi u kthye në rritje në prill pas shtatë muajsh tkurrjeje.
Parashikimi për muajt e ardhshëm duket premtues, me kusht që pandemia të mund të mbahet nën kontroll pavarësisht përhapjes së varianteve të reja të virusit. Bizneset raportuan rritjen më të shpejtë të porosive të reja që nga qershori 2006. Sidoqoftë, shpejtësia e kërcimit të kërkesës duket se i ka zënë në befasi disa biznese dhe ka tensionuar zinxhirët e tyre të furnizimit. Prodhuesit thanë se duhet të presin më shumë se në çdo kohë në historinë e sondazhit për të marrë dorëzimin e inputeve.
“Rritja do të ishte edhe më e fortë po të mos kishte qenë për vonesat rekord të zinxhirit të furnizimit dhe vështirësitë për të rifilluar bizneset aq shpejt sa të përmbushnin kërkesën, veçanërisht në drejtim të punësimit”, tha Chris Williamson, ekonomisti kryesor i biznesit i IHS Markit.
Këto tensione kapacitetesh duket se po i shtyjnë çmimet më lart.
Prodhuesit thanë se çmimet që paguanin për furnizimet dhe çmimet që ata u ngarkojnë klientëve u rritën me ritmin më të shpejtë në historinë e sondazhit. Çmimet e shërbimeve gjithashtu u rritën, por lehtshëm.
Sondazhe të ngjashme të bizneseve pritet të regjistrojnë rritje të vazhdueshme si në prodhim ashtu edhe në shërbime, me sektorin e fundit që tejkalon homologët e tij europianë.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje