Motosport

Ekleston ‘ngrin’ Formulën 1: Hemilton i zhgënjyer, nuk do garojë në 2022-shin

Berni Ekleston ka folur së fundi për të ardhmen e Ljuis Hemilton. Sipas ish-drejtuesit të Formula 1, 7 herë kampioni i botës nuk do të garojë në vitin 2022. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një intervistë për zviceranen “Blick”.

Britaniku 91-vjeçar ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike më babanë e pilotit anglez, Antoni, i cili nuk i ka dhënë asnjë përgjigje për të ardhmen e djalit. “Kemi folur vetëm për punë, – shprehet Ekleston. – Nuk besoj se Ljuis do të vazhdojë të garojë në 2022-shin, zhgënjimi i tij është shumë i madh dhe në një farë mënyre mund të kuptohet.

Ljuis Hemilton. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

Me 7 tituj kampionë, si Mikael Shumaker, tani është momenti që të realizojë ëndrrën e tij, të bëhet një sipërmarrës mode. Hemilton vetëm do të humbë në 2022-shin, me Xhorxh Rasëll do të kishte një shok skuadre ambicioz”.

Ekleston ka komentuar edhe garën finale të Abu Dhabit, ku u vendos titulli botëror i F.1, i fituar nga Maks Vershtapen: “Drejtuesi i garës, Masi, mund ta kishte kursyer ndonjë telash, nëse do ta ndërpriste menjëherë garën me flamurin e kuq, pas incidentit të Latifit. Pastaj, do të ishte një superfinale mes Maksit dhe Ljuisit në 3 xhirot e fundit. Shumë gjëra shkuan keq dhe tani nuk mund t’i ndryshojmë”.

Vershtapen ka thënë se nuk e beson tërheqjen e Hemiltonit nga Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë