Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagoi në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama që e quajti listën e kandidatëve të opozitës, “një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra”.
Idrizi teksa ka publikuar dhe një kolazh fotosh të kryeministrit Rama, thotë se Rama “ka rroitur”.
“Lidheni se ka rroitur Edvin Rama”, shkruan Irizi.
“Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti: Më thotë në një nga bisedat tona Shpëtim nuk është faji i Ramës po i joni si popull, se: Edvin Ramën po shkoi në spital s’ta kthejnë më mbrapsht….”, nënvizon ai.
Një koment për Ramën e kishte edhe kryetari i PAA-së, Agron Duka.
“Meqenëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve.
U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari…”
Nuk mungoi as reagimi i Dashamir Shehit: “Do i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na votojnë mënyrën masive, do i përgjigjem dhe po lufton opozitën dhe mua, unë prej inatit të atij do mbledh me mijëra vota dhe ta shohim në parlamentin e ri si do flasë për faqore.
I ftoj qytetarët e Tiranës të bëhen të ndërgjegjshëm. 4 vite e shtyu me timon, 4 vite me tepsi. 4 vite tani me faqoren time, pulat e Dukës.
Të përgjigjet për 8 vite drogë. Le të rrotullohet me fotot e mia, se dal ndonjëherë dhe i pashëm ”
Por çfarë tha Rama për listën e opozitës?
“Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur, të çatrafiluar, të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.
Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.