Futboll

Ekipi kosovar që ka 26 lojtarë me të njëjtin mbiemër

Historia e pabesueshme e KF Besa 1978, ekipit kosovar, ekipit të Kamenicës, që luan në Ligën e Tretë. Në sezonin 2020/2021, për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, kjo skuadër ka federuar 26 lojtarë me të njëjtin mbiemër: Dërmaku. Por nuk mbaron me kaq. Gjithashtu trajneri, ka të njëjtin mbiemër: Arment Dërmaku.

Të vetmit lojtarë që nuk kanë mbiemrin Dërmaku janë: Mentor Sherifi, Fatlum Rexhepi, Erolind Rexhepi dhe Qëndrim Spahiu. Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim apo shaka. Në listën zyrtare të paraqitur nga ekipi figuronin 26 persona me emrin Dërmaku. 

Diçka e veçantë kjo, që ngjason me historinë e pabesueshme të SpVg Niederndorf II, ekipit të dytë të qytetit gjerman të Freudenberg që luan në ligën amatore lokale të Gjermanisë dhe që në një ndeshje aktivizuan 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër: Uebach.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë